Stil jete

Gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni me zbukurimet e Krishtlindjeve

Gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni me zbukurimet e

Këtë vit që do na mungojë një pjesë e të afërmve dhe miqve për festa, duke qenë se po shmangim grumbullimet, dekorimi i shtëpisë dhe bredhit është dyfish i rëndësishëm.

Melissa Penfold, mjeshtrja e interior dizajn sugjeron çfarë nuk duhet bërë për festa. Ajo shpjegon në blogun e saj se njerëzit për festa e humbasin ndjeshëm shijen. Të entuziazmuar nga atmosfera dhe me emocione të mëdha për të festuar e ngritur pemën, nga dashuria e madhe e teprojnë dhe jo rrallëherë rezultati në fund është i tmerrshëm.

E para, mos zgjidh një pemë të madhe. Mesatarja do ishte ok. Një pemë e madhe mund të gëlltisë brenda dhomës gjithë gëzimin e festave. Ashtu si kur blen mobilje, mat vendin a të përshtatet, e njëjta gjë duhet bërë me bredhin.

Kujdes me plakun prej bore apo Babagjyshin poshtë pemës. Në vend të tij mund të vendosni skenën e lindjes së Krishtit. Nëse keni gjëra me vlerë simbolike, mund t`i vendosni edhe ato poshtë pemës.

Gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni me zbukurimet e

Hiqni dorë nga ngjyrat tipike, globet blu, jeshilë dhe të artë. Ato i përdorin qendrat tregtare

Roza mund të jetë një zgjedhje fine dhe bashkëkohore. Se po,e dhe bredhi i festave ndjek modën.

Shmangni bredhin me gjete shumë jeshile, që s`është gjë tjetër veçse ca më shumë bojë dhe gjithashtu ato ngjyrë rozë. E deformojnë shumë traditën e bredhit të gjelbër, por edhe ngjyrës së tij reale.

Kompesojeni pjesën e poshtme të bredhit, por mos e lini bosh

Gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni me zbukurimet e

Familjet me fëmijë zakonisht e lënë bosh pjesën fundore të bredhit që mos ta ngacmojnë të vegjlit. Mirëpo kjo e bën pemën të duket keq e të duket sikur e ke gjysmë të dekoruar. Ndaj është e rëndësishme të gjesh mundësinë të vendosës të paktën shirita dhe objekte që fëmijët e kanë të pamundur t`i heqin. Edhe dritat mund të jenë një zgjidhje.

*Artikulli i Melissa Penfold u përshtat në shqip nga Tiranapost.al