Stil jete

Gjithçka që i ndodh trupit në dimër (dhe mbase s`i dije)

Gjithçka që i ndodh trupit në dimër (dhe mbase s`i dije)

Dimri sapo ka hyrë, por ç`ka sjellë me vete? Mbase nuk kanë nisur ende, por trupit tënd do t`i ndodhin disa ndryshime.

Gjuha punon më shumë në dimër

Temperaturat e ulëta jua thajnë buzët ndaj gjuha punon më shumë për t`i hidratuar ato. Megjithëse për momentin duket sikur qetësohen, në fakt pak orë më vonë ato do të çahen. Pështyma përmban disa enzima shumë të forta që shkaktojnë parehati për buzët.

Dhëmbët dhembin më shumë

Nëse keni dhëmbë të ndjeshëm, mund të përjetoni dhimbje të mprehta dhe shpuese kur jashtë është shumë ftohtë. Ajri i ftohtë mund të arrijë deri tek nervat thellë thellë. Stomatologët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës kur jeni jashtë, dhe të mbështillni një shall rreth gojës tuaj për ta mbajtur atë të ngrohtë. Tani në fakt ndihmon edhe maska.

Sheqeri në gjak mund të rritet

Moti i ftohtë inkurajon trupin tuaj të lëshojë hormone të stresit që rrisin nivelet e sheqerit në gjak.

Mund të humbni peshë

Kur trupat tanë përshtaten me temperaturat e ftohta, ne prodhojmë nxehtësi dhe djegim energji shtesë. Kur dridhemi për t’iu përshtatur të ftohtit, ne po djegim më shumë kalori për të gjeneruar nxehtësi.

Shtohen rrudhat

Ne nuk mund ta fajësojmë plotësisht dimrin për rrudhat tona, por është fakt që lëkura bëhet më e ndjeshme nga i ftohti. Për shkak se ka një rënie të lagështisë në ajër gjatë muajve të ftohtë, lëkura fillon të thahet.

Shikimi mund të përkeqësohet

Shpesh harrojmë të mbajmë syze dielli në ditë të ftohta se dielli është i fshehur pas reve, por në fakt na dëmton gjithsesi sytë, edhe pa e kuptuar dhe automatikisht vështirëson shikimin.

Mund të dehidroheni më lehtë

Gjatë muajve të dimrit, rrallë ndjehemi të etur dhe shpesh harrojmë të pijmë ujë mjaftueshëm. Kjo gjë e dehidraton lëkurën pa e ditur.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al