Stil jete

Gjithçka që një çift i lumtur bën pa ia kërkuar partneri

Gjithçka që një çift i lumtur bën pa ia

Në një marrëdhënie të shëndetshme, njerëzit priren të japin dashuri dhe mbështetje. Ata nuk presin për një rast të veçantë për të treguar vlerësimin e tyre. Ata kënaqen duke bërë gjëra të këndshme për njëri-tjetrin pa ia kërkuar partneri.

Ekspertët listojnë gjithçka të vogël dhe të madhe që çiftet bëjnë pa ia kërkuar askush.

Janë në kontakt të vazhdueshëm

Shkëmbejnë telefonata të tilla si: Jam vonë për në punë. Sapo u ul avioni. Po mendoja për ty. Hej, si kalove?

Pra telefonata dhe mesazhe që tregojnë se e mbështesin njëri-tjetrin.

I bëjnë njeri-tjetrit komplimente

I lënë shënime njëri-tjetrit nëpër shtëpi, me dashuri dhe humor

Janë bujarë me njëri-tjetrin

Flasin hapur për mendimet dhe ndjenjat

E surprizojnë partnerin qoftë edhe me ushqimin e preferuar

Ose i lajnë makinë surprizë

“Faleminderit”, e kanë zakon me njëri-tjetrin.

Mbase jo duke e thënë fiks kështu, por duke i bërë të ditur partnerit se sa shumë vlerë ka.

Thonë “Të dua”

E thonë shpesh, të dy.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al