Stil jete

Gjithë të mirat dhe të këqijat që të vijnë nga dashuria

Gjithë të mirat dhe të këqijat që të vijnë

Njerëzit gjatë gjithë jetës janë në kërkim të shoqërisë dhe dashurisë. Për shembull në 2020-ën, 64% e grave në mbarë botën ishte të martuara ose në bashkëjetesë. Po biologjikisht, si ndikon dashuria tek njerëzit?

Truri prodhon dopaminë (duke shkaktuar eufori)

 Gjithë të mirat dhe të këqijat që të vijnë                              

Kur mendoni për të dashurin, trupi prodhon një hormon që është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë dopaminën. Ju mund të ndjeni të njëjtën shtysë kur bëni diçka që ju pëlqen si për shembull kur hani ushqim të shijshëm ose kur dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

Dashuria ul presionin e gjakut

Statistikat thonë se pothuajse një në dy të rritur në SHBA vuan nga presioni i lartë i gjakut, kështu që ky është një lajm më i mirë. Pra dashuria e mbaka nën kontroll. Diçka e thjeshtë si një bisedë e shpejtë para se të niseni për në punë ose darkimi së bashku mund të bëjë një ndryshim të madh. Por kini kujdes, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur plotësisht problemin tuaj. Duhet të shkoni edhe tek mjeku.

Bëhesh më tolerant ndaj dhimbjeve

Shkencëtarët kanë zbuluar se kur shkon të dashurin, truri prodhon një mekanizëm që zvogëlon ndjesinë e dhimbjes. Megjithëse vetëm shikimi i një fotoje të partnerit romantik nuk është aq i fuqishëm sa anestezia, mbetet ende një bonus i mirë.

Shëndeti fizik ka të ngjarë të përmirësohet

Gjithë të mirat dhe të këqijat që të vijnë

Dashuria të forcon zemrën, imunitetin dhe të ndihmon për të humbur në peshë. Në fund fare të zgjat edhe jetën.

Mund të forcojë kockat tuaja

Gjithë të mirat dhe të këqijat që të vijnë

Një studim tregoi se burrat që janë në një marrëdhënie kanë kocka më të forta. Ky fakt i bëri shkencëtarët të mendojnë nëse ky është një reagim natyral, apo është thjesht fakti që burrat në një marrëdhënie kujdesen më mirë për shëndetin e tyre dhe kanë një dietë më të mirë.

Edhe pse arsyeja është ende e panjohur, fakt mbetet që partneri mund të ketë kocka më të forta faolë jush.

Mund të përjetoni probleme me stomakun

Gjithë të mirat dhe të këqijat që të vijnë

Fraza "fluturat në stomakun tuaj" është e vërtetë deri diku. Edhe pse dashuria është një ndjenjë e mrekullueshme, ndonjëherë bën që nivelet e kortizonit tuaj të rriten. Ky hormon lidhet me stresin.

Partneri mund t'ju shkaktojë dhimbje kronike

Gjithë të mirat dhe të këqijat që të vijnë

Nuk është çudi që deri në 70% e të rriturve vuajnë nga dhimbje të mesit.

Dashuria që nuk kthehet njësoj mbrapsht mund të të sëmurë

Gjithë të mirat dhe të këqijat që të vijnë

Nëse një marrëdhënie nuk shkon siç ishte planifikuar, ka të ngjarë të vuani nga netët pa gjumë, stres dhe mund të sëmureni. Pra nuk ju dhemb vetëm shpirti, por e pëson edhe trupi.