Gratë e pasura i shpenzojnë paratë ndryshe nga burrat, por jo për arsyen që po mendoni
Nga 3,323 miliarderë në botë, 13% (ose 431) prej tyre janë gra, sipas Censusit të Miliarderëve Altrata. Edhe pse kjo mund të duket e vogël, numri i tyre është rritur gradualisht gjatë 10 viteve të fundit.
Trashëgimitë kanë qenë shtytësi më i fuqishëm. Nga 431 miliardere femra sot, tre të katërtat kanë trashëguar një pjesë të pasurisë së tyre, sipas raportit. Plot 38% trashëguan të gjithë pasurinë e tyre.
Një e katërta e grave miliardere janë self-made. Sipas një raporti nga Cerulli Associates, gratë pritet të trashëgojnë deri në 30 trilion dollarë në dekadën e ardhshme.
Miliarderët meshkuj dhe femra gjithashtu japin dhe shpenzojnë ndryshe. Gratë, për shembull, i kushtojnë një fokus më të madh organizatave jofitimprurëse, sipas raportit.
Miliarderet femra kanë shumë më tepër gjasa të zotërojnë pasuri të paluajtshme luksoze dhe art.
Burrat miliarderë, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të shijojnë avionët privatë, jahtet dhe makinat e shtrenjta. Burrat miliarderë kanë 3.8 herë më shumë gjasa se gratë miliardere të kenë një makinë me vlerë më shumë se 1 milion dollarë. Dhe ata kanë më shumë se dy herë më shumë gjasa të kenë një jaht.