Stil jete

Gruaja puth barkun e burrit shtatzënë! Si është e mundur? Ka një histori pas kësaj fotoje

Gruaja puth barkun e burrit shtatzënë! Si është e mundur? Ka

Një modele transgjinore ka publikuar një foto ku puth barkun e bashkëshortit të saj, që është 8-muajsh shtatzënë.

Danna Sultana, e cila ka lindur mashkull dhe identifikohet si femër, është në pritje të një djali me burrin e saj, Esteban Landrau, i cili ka lindur femër dhe identifikohet si mashkull.

Gruaja puth barkun e burrit shtatzënë! Si është e mundur? Ka

‘Dashuria është dashuria’, shkroi modelja në postimin e saj në Instagram, që fitoi vëmendjen e rrjetit.

Ajo shpjegoi se bashkëshorti i saj pati disa kontraktime, pas të cilave iu drejtuan spitalit më të afërt. Doktorët shpjeguan se kjo dukuri është normale në muajin e tetë të shtatzënisë.

Gruaja puth barkun e burrit shtatzënë! Si është e mundur? Ka

Mediat lokale raportojnë se Esteban do të bëjë lindje natyrale, pasi që të dy kanë organet e tyre gjenitale të pandryshuara.

Gruaja puth barkun e burrit shtatzënë! Si është e mundur? Ka

Çifti ka marrë shumë mesazh pozitive, disa prej komentuesve shkruajnë:

“Dashuria nuk ka rëndësi se në çfarë mënyrë të jepet, mjafton që mes kaq shumë mundësive në këtë botë të shijosh të qenit me atë që do, që zgjedh nga zemra për të krijuar një jetë me atë person”;

“Janë kaq të bukur dhe po i japin shumë kurajë mijëra çifteve trasngjinore”;

“Ajo që mbetet nga ajo familje është dashuria! Energjia më e mirë që gjithçka të shkojë mirë gjatë lindjes”./ Burimi Unilad