Hap dyert tek Piramida Tiranës, dyqani i parë Full Tech nga Vodafone Albania
Vodafone Albania ka inaguruar dyqanin më të ri te Piramida, qendra më e madhe e inovacionit dhe një nga pikat referuese e historike të kryeqytetit. Dyqani i ri ka një koncept krejt inovator, në përputhje me profilin e Vodafone Albania si lider në tekologji dhe transformim digjital. Përveçse do të ofrojë një eksperiencë unike për klientin, që është objektivi kryesor i çdo dyqani Vodafone, Vodafone Piramida shkon përtej konceptit tradicional të një dyqani dhe ofron edhe shërbime ekskluzive, unike dhe që vijnë për herë të parë në Shqipëri.
I ftuar në këtë event special, Ahmed Essam, Drejtori për Tregun e Evropës së Grupit Vodafone, u shpreh se në këtë rikthim të tij në Shqipëri, pas shtatë vjetësh, gjeti një qytet të ri, më tëzhvilluar, modern dhe inovator. “Çelsi i inovacionit janë njerëzit, janë ata që e kanë bërë realitet të gjithën këtë. Dua të falenderoj partnerin tonë AADF dhe Bashkinë Tiranë për bashkëpunimin në hapjen jo vetëm të këtij dyqani, por edhe të nëntë dyqaneve tëtjera, që ofrojnë eksperiencën më të mirë për klientët Vodafone.”
“Brendet frymëzuese nuk dallohen për produktet, por për njerëzit, ndaj dhe ne jemi shumë përzgjedhës kur vjen puna te partnerët që na shoqërojnë në rrugëtimin tonë si partner digjitalëtë Piramidës së Tiranës. AADF-ja është një ndër ta, me një partneritet të gjatë të shtrirë në kohë, në përpjekjen e përbashkët për të kontribuar për qytetin. Për të nxitur sipërmarrjen, punësimin dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.”- shprehet Vodafone
Njëri nga drejtuesit e Fondacionit AADF, zoti Martin Mata, tha se si gjithmonë gjërat e mëdha që fillojnë si një “ëndërr e pamundur” kanë shumë potencial të bëhen realitet për shkak tëkësaj energjie, vizionit dhe ideve. “Sot Piramida është vendi qëndikon ndjeshëm në të ardhmen e fëmijëve. Arsyeja përse ne e kemi forcuar partneritetin midis Vodafone, AADF dhe Piramidës është sepse besojmë që këto vende janë vende shprese, ndryshimi, vende ku ëndrrat bëhen realitet dhe që kanë njëndikim pozitiv në jetën e fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona. Mendoj se gjëja më e rëndësishme e partneritetit tonë është vizioni që Vodafone dhe AADF ndajnë për të ardhmen.”
Këndi i ri i Vodafone Albania te Piramida e Tiranës sapo ka hapur dyert, të cilat do të qëndrojnë gjithmonë të hapura për tërinjtë dhe njerëzit më energjikë, krijues dhe inovatorë tëkryeqytetit. Një fole idesh, ndryshimi dhe transformimi digjital, por mbi të gjitha, një hapësirë që përmbush objektivin kryesor të Vodafone: të ofrojë përvojën më të mirë për klientët e saj besnikë!