Stil jete

Hapet restoranti më i sigurt në botë

Hapet restoranti më i sigurt në botë

Të mungon i ngrëni jashtë? Një drekë a një darkë e shijshme me verë të mirë? Një restorant në Suedi ka menduar për këtë. Edhe pse atje lokalet dhe restorantet janë hapur (nuk u mbyllën asnjëherë gjatë pandemisë), njerëzit nuk i frekuentojnë për shkak të frikës. Zakonisht janë hapësira të vogla, të mbyllura dhe me tavolinat pranë.

“Tavolinë për një” është ideja më e re e një kuzhinieri, Rasmus Persson dhe partneres së tij Linda Karlsson që do e hapin lokalin javën që vjen në Varmland dhe do e mbajnë deri në 1 gusht. Kanë vendosur një tavolinë në mes të një fushe dhe shërbejnë pa kamerierë, por përmes një mekanizmi me zinxhir në të cilin vendosin shportën. Lokali nuk pret më shumë se një klient në ditë, pasi ka vetëm një tavolinë.

Nëse po mendon se kushedi sa shtrenjtë kushton, je gabim. Secili klient e vendos vetë vlerën e faturës së tij dhe paguan sa do e sa mundet. E gjitha është një mënyrë për të nxjerrë mallin e restoranteve, edhe pse pa miq nuk shijon njësoj.

*Burimi Metro