Stil jete

Hapet rruga Dobrunë-Blinisht në kufirin Kosovë-Shqipëri

Hapet rruga Dobrunë-Blinisht në kufirin Kosovë-Shqipëri

Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama.

"Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë", shkruan Rama.