Stil jete

Harari: Aplikacionet e takimeve nuk i trajtojnë njerëzit si qenie njerëzore

Harari: Aplikacionet e takimeve nuk i trajtojnë njerëzit si qenie

Një analizë e shkurtër, por e qartë nga Yuval Noah Harari. Në një intervistë të disa muajve më parë, Harari ka folur për keqkuptimin e madh të aplikacioneve të takimeve, për mënyrën sesi e kanë keqinterpretuar qenien njerëzore. Sipas Hararit, këto aplikacione e shikojnë njeriun si “konsumatorë partnerësh”.

“Unë mendoj që ka një keqkuptim tek aplikacionet e takimeve. Keqkuptimi lidhet me qenien njerëzore. Shumica e aplikacioneve e shikojnë qenien humane si ‘konsumatorë partnerësh’. Dmth të thonë: Ja ku e ke një partner të përshtatshëm, shko merre! Pra ti je një konsumator dhe partneri është një produkt që ti e konsumon.

Kur të sjellin afër produktin pastaj, ti e provon dhe thua: Jo, jo, ky është shumë i mërzitshëm. As ky tjetri nuk bën. Më jep një tjetër. Dhe ky është një keqkuptim i madh se njerëzit nuk janë konsumatorë partnerësh. Ata janë prodhues marrëdhëniesh. Dhe pjesa më e vështirë nis pasi e ke takuar dikë. Nuk është çështja të gjesh ‘të duhurin’. Çështja është të krijosh një marrëdhënie. Këtë nuk e bën aplikacioni për ju. Ne na nevojitet një app që të na mësojë se si të krijojmë marrëdhënie më të mira”, thotë Harari.