Seriali televiziv “Harry Potter” do të rikthehet. Discovery synon të sjellë në vitin 2026 premierën e tij zyrtare.
Data u njoftua nga CEO David Zaslav në një event të kompanisë.
“Filmi i fundit është bërë më shumë se dymbëdhjetë vjet më parë. Isha në Londër disa javë më parë me Casey [kreu i HBO dhe Max, Casey Bloys] dhe Channing [drejtuesi i WBD TV Channing Dungey] dhe kaluam shumë kohë me J.J. K dhe ekipin e saj”, tha ai dhe shtoi: “Të dyja palët janë të lumtura për këtë ekskluzivitet. Mezi presim të ndajmë një dekadë histori të reja me fansat në mbarë botën në Max.”