Stil jete

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

Fatura e dritave është vetëm një nga të shumtat që paguan çdo fund a fillim muaji. Kur është mundësia për ta minimizuar, përse të mos e bësh?

Ka disa hile për të harxhuar më pak kilovatë e për të shpenzuar në fund më pak para.

Si?

Fut një top llastiku në tharrësen e rrobave

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

Krahasuar me pajisjet e tjera shtëpiake, një tharëse rrobash harxhon sasinë më të madhe të energjisë. Kjo është arsyeja pse disa njerëz kanë tendencë t`i thajnë rrobat e tyre në dritare apo ballkon. Sidoqoftë, nëse përdorni tharësen, thjesht mund të shtoni një top leshi ose gome me rrobat tuaja. Këto gjëra të thjeshta kanë aftësinë të ndajnë rrobat nga njëra tjetra për t`u dhënë kështu më shumë hapësirë e për t`i tharë më shpejt. Mund të kursesh çerek ore. Jo keq!

Rrit temperaturën e frigoriferit dhe ngrirjes

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

Së pari largoje pak nga muri që të qarkullojë ajri. Pastaj rrite temperaturën. Nuk është e thënë që ta lësh sa më të ulët që të ruhen ushqimet më mirë. Vetëm energji elektrike do harxhosh më shumë.

Mbyll dritaret dhe ul grilat

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

Nëse e ajros shtëpinë për disa minuta dhe mbyll dritaren e ul grilën atëherë nga do hyjë dielli?

Gatuaj me kapak

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

Mos e neglizho vendosjen e kapakut. E ruan temperaturën më mirë dhe gatuan më shpejt e për pasojë kursen kohë dhe energji elektrike.

Pastro filtrin

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

Tek çdo pajisje, fshesa me korrent apo tharrësja e rrobave pastor filtrin përndryshe do bëjë zhurmë kot e s`do ta kryejë funksionin.

Fik treshen e prizave

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

Jo më kot ka një buton i cili e ndalon energjinë. Nuk ke pse ta heqësh çdo prizë.

Përdor çajnik për të ngrohur ujin

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

Pra ideja është të mos ndezësh gjithë vatrën për një filxhan çaj.

Mbaje derën e sobës mbyllur ndërkohë që pjek diçka.

Hiletë për të kursyer energjinë elektrike

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al