Historia e 105 vjeçares që u diplomua me Master në Stanford
Kjo është një jetë me arritje të jashtëzakonshme dhe pa kufizime. Kush dëshiron mund ta kapë mundësinë, pasi nuk ekziston asnjë forcë që ta ndalojë. Historia e 105-vjeçares së diplomuar në Master, e vërteton këtë.
Virginia Ginger Hislop u regjistrua në Universitetin e Stanfordit në vitin 1936. Në atë kohë ishte një vajzë e re që po kryente studimet.
Në vitin 1940, ajo mori diplomën e saj bachelor në arsim. Kishte në plan të ndiqte edhe studimet master, por nisi Lufta e Dytë Botërore. Burri i saj u thirr të shërbente në luftë. Ajo kishte dy fëmijët. Punën. Dhe lufta mund të shkatërrojë planet, por jo ëndrrat.
Tetë dekada më vonë, Hislop u kthye në Stanford. Sot, 105 vjeçe ka në duar diplomën e saj.
Ky në video është momenti i diplomimit.
“O Zot, kam pritur gjatë për këtë”, tha ajo gjatë tërheqjes së diplomës. Ishte dhëndri i saj ai që kontaktoi Universitetin Stanford në mënyrë se Virginia të shlyente gjithë kreditet, për t`u diplomuar në master.