Stil jete

Historia e Endri Xhafos me biletën e Vjenës e tregon shkurt e saktë trishtimin e izolimit

Historia e Endri Xhafos me biletën e Vjenës e tregon shkurt e

Gazetari Endri Xhafo ka pasion vrapin. Ai vrapon prej kohësh dhe është bërë pjesë e maratonës së Tiranës, të Vjenës, ndoshta edhe të tjera që s`i dimë. Maratona e Vjenës, që duhet të ishte pranverën e shkuar u shty për në shtator prej pandemisë, por pandemia është prapë mes nesh dhe Xhafo i anuloi tre biletat e tij.

Historia e Endri Xhafos me biletën e Vjenës e tregon shkurt e

Historia e Endri Xhafos me biletën e Vjenës e tregon shkurt e

Historia e Endri Xhafos me biletën e Vjenës e tregon shkurt e

Mund t`i kishte shfrytëzuar për një fundjavë? Po, por s`i shfrytëzon dot as kështu.

Rrëfimi i tij:

Sapo anulova 3 bileta që duhet të ishin ekzekutuar që në prill. Pse? Sepse maratona e Vjenës u shty prapë, nga prilli në shtator, me shpresën që deri atëherë pandemia e Covid-19 do të jetë globalisht nën kontroll. Por jarebi të jemi gjallë deri më 12 shtator 2021! ? Kurse varianti për të ikur një fundjavë sa për të djegur biletat vazhdon të jetë i pamundur, sepse BE po i mban kufijtë mbyllur për vendet e Ballkanit Perëndimor.?? Kështu që sivjet rrofshin kujtimet! Ama koha kur "jashtë shteti" dilnin vetëm ca të privilegjuar që merrnin viza në ambasadë, pff, mos ardhtë më kurrë!