Stil jete

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo vetëm për Krishtlindje

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo

Të ngresh bredhin e Krishtlindjeve mund të jetë momenti më i bukur i vitit, por për ta hequr pastaj është e lodhshme dhe bezdisëse. Të mos përmendim pastaj mërzinë dhe zbrazëtinë që ndjen, për festat që ikën.

Pikërisht këtij momenti i ka shpëtuar Nadia Colucci, nga San Diego, Kaliforni. Për të mos i thënë “mirupafshim” simbolit të Krishtlindjes, ajo nuk e heq kurrë. Po, po. Kështu siç e lexove. Nadia nuk e heq kurrë. I ka gjetur cepin e duhur në shtëpi dhe e zbukuron ndryshe për çdo festë. Dita e Shën Valentinit, Halloëeen, Dita e Shën Patrikut, e Falenderimeve, çdo ditë e shënuar ka dekorimet e duhura.

“Është kënaqësi të shoh çdo ditë bredhin, kur hyj në shtëpi e lodhur nga puna. Dhe, në një farë mënyre, për mua Krishtlindja nuk mbaron kurrë... thjesht ndryshon ngjyra! Mendoj se kjo është ajo që ka rëndësi, mbajtja gjallë e frymës së Krishtlindjes përgjatë gjithë vitit”.

Fotot e mëposhtme tregojnë dekorimet e çdo feste. Mund ta bësh dhe ti!

Për Shën Valentin

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo

Për Shën Patrick

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo

Për Pashkët

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo

Për Ditën e Pavarësisë

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo

Për Ditën e Falenderimeve

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo

Për Halloween

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo

Për Krishtlindje

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo

Për Karnavale

Historia e gruas që e dekoron bredhin në çdo festë, jo

Tiranapost.al