Stil jete

Historia e sinqertë që fshihet pas këtyre lotëve (që nuk shfaqen kurrë në Instagram)

Historia e sinqertë që fshihet pas këtyre lotëve (që

Ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Ulje dhe ngritje. Vendi ku jemi të gjithë është thjesht i vështirë dhe jemi thjesht njerëz që përpiqemi ta kuptojmë atë nga dita në ditë. Një moment ndihem produktive dhe si super nënë dhe momentin tjetër ndihem sikur po dështoj në gjithçka. Sot ishte një ditë kur ndihesha shumë poshtë. Fëmijët e mi janë normalisht të shkëlqyer dhe sillen mirë (për ç’ka që mund të presësh nga një 4 dhe 1-vjeçar).

Momenti kur marr një telefonatë me video, është si devijimi i vëmendjes sime prej tyre. Një moment kur heq vëmendjen. Ata nuk e kuptojnë që u kërkohet të bëjnë qetësi për 30 minuta, që mami i tyre të mund të flasë ose të dëgjojë. Ose të qëndroj jashtë koshit të plehrave. Ose të mos më kërkojë dicka për të ngrënë për herë të 50-të. Ose të qëndrojnë ulur ose t’i ndajnë gjërat. Sot mbylla një telefonatë, mbylla kompjuterin pranë kafesë së paprekur dhe të ftohtë që ata derdhën në banak, bërtita me sa zë kisha nga zhgënjimi dhe thjesht u ula në dyshemenë e kuzhinës dhe nisa të qaja. Dhe fëmijët e mi ishin dëshmitarë. E dokumentova këtë sepse dua ta kujtoj ‘luginën’ aq sa e mbaj mend dhe ‘malin’. Sepse janë ato të dyja që na formojnë. Dhe sepse jeta nuk është e gjitha me ‘cupcake’ dhe ylber.

Historia e sinqertë që fshihet pas këtyre lotëve (që

Disa ditë ndihem e sigurt dhe e realizuar dhe ditë të tjera thjesht shpresoj që i kam dashur mjaftueshëm. E mira është që këto fëmijë janë elastikë dhe të falin. Dhe pavarësisht momenteve ku më mungon vëmendja apo durimi, jam akoma personi i tyre i preferuar. Ata e dinin se zhgënjimi im lidhej me ta dhe të dy qanë dhe erdhën direkt për të më përqafuar. Më mbajtën. Dhe Lane vazhdonte të kërkonte falje që më mërziti. Nuk është momenti im më krenar si nënë, por ishte kaq i rrallë. Dhe kështu ne u ulëm në dysheme dhe u përqafuam dhe unë kërkova falje, u ngrita dhe u përpoq përsëri dhe për sot, kjo është e mjaftueshme.

*Shkruar nga @kenzireddick