Stil jete

Historia e vërtetë e vrasësit Jeffrey Dahmer që mund ta shikosh në Netflix vetëm nëse ke zemër të fortë

Historia e vërtetë e vrasësit Jeffrey Dahmer që mund ta

Nëse je në fazën që dëshiron të shikosh thriller, Netflix nuk zhgënjen asnjëherë.

Ka një sërë dokumentarësh që rrëfejnë histori të frikshme, tragjike, gati-gati jonjerëzore, por të shkëputura nga realitetit.

E tillë është “Monster - The Story of Jeffrey Dahmer”, seriali i limituar që tregon shëmbëlltyrën rrëqethëse të vrasësit serial Jeffrey Dahmer, i njohur në mbarë botën si 'përbindëshi i Milëaukee'.

Nga viti 1978 deri në 1991-shin ai vrau 17 adoleshentë dhe të rinjtë, përpara se të arrestohej nga policia dhe të vritej më pas në burg nga një i burgosur tjetër në vitin 1994.

Seriali është realizuar nga Ryan Murphy.

Regjisori ka vendosur të tregojë historinë e një prej vrasësve serialë më brutalë në Shtetet e Bashkuara.

Dhamer lindi në Milëaukee në vitin 1960 dhe pati një fëmijëri të karakterizuar nga një sërë problemesh të shëndetit mendor. Në moshën 18-vjeçare ai bëri të parën vrasje. Po jo vetëm kaq. Veprimet e tij ishin kanibale dhe nekrofile mbi trupat e viktimave.

Jeffrey i ftonte viktimat në shtëpinë e prindërve të tij ku jetonte vetëm, i drogonte, i vriste dhe pastaj abuzonte seksualisht me ta.

Viktima e parë, Steve Hicks, ishte një 19-vjeçar. Të tjerët i joshte zakonisht në disa klube homoseksualësh që ai frekuentonte.

Midis tyre ishin: Steven Tuomi, 25-vjeçari amerikan, Jamie Doxtator, 14-vjeçari me origjinë amerikane, Richard Guerrero, biseksual 22-vjeçar me origjinë meksikane, Anthony Sears, Konerak Sinthasomhone e shumë të tjerë.