Stil jete

Huggy Wuggy, videoloja e kthyer në trend është e rrezikshme

Huggy Wuggy, videoloja e kthyer në trend është e rrezikshme

Një studim i kryer për qëllime parandaluese nga psikologët e Njësisë së Analizës së Krimit Kibernetik, nxiti Policinë të ngrejë alarmin kundër Huggy Wuggy.

Kukulla ka një formë të zgjatur, trup ngjyrë blu, gojë të madhe të kuqe dhe dhëmbë të mprehtë. Personazhi është antagonisti kryesor i videolojës për fëmijë nën 13 vjeç, Poppy Playtime, i krijuar nga Mob Games, në 2021-shin. Loja është edhe në versionin celular, dhe çmimi varion nga 2 deri në 4 euro.

Në videolojë Huggy Wuggy është kujdestari i një fabrike lodrash të braktisur prej 10 vjetësh. Për të fituar, lojtari duhet të kapërcejë gjëegjëza dhe prova. Kukulla blu këndon gjatë lojës një këngë shqetësuese: “Dhëmbët e tu të mprehtë krijojnë gjakderdhje. Mos më quaj kurrë të shëmtuar. Më përqafo derisa të vdesësh”. Huggy Wuggy, në videolojë, fillimisht ishte kukulla më e rëndësishme e fabrikës së lodrave, e cila më vonë shndërrohet në përbindësh.

Nuk është problemi tek ata që janë në moshën e lejuar dhe e luajnë, por tek videot e ngarkuara në YouTube që shkaktojnë gjendje ankthi për më të vegjlit që i shikojnë.