Seksi i mirë është sekreti i martesës së gjatë të Joe Biden
Presidenti Joe Biden thotë se çelësi i një martese të gjatë dhe të qëndrueshme është "seksi i mirë", sipas një libri të ri për zonjën e parë Jill Biden që hedh në qendër të vëmendjes romancën e tyre 47-vjeçare.
"American Woman - The Transformation of the Modern First Lady, from Hillary Clinton to Jill Biden," një libër nga Katie Rogers do të dalë këtë javë.
Pjesa për seksin përfshin vetëm disa paragrafë në librin me 276 faqe, por tashmë ka krijuar tituj.
Rogers shkruan se Biden zgjodhi të mos kandidonte për president në vitin 2004.
Ai ju tha një grupi mbështetësish atë vit se ai kishte pak interes për të kandiduar për president. “Më mirë të jem në shtëpi duke bërë dashuri me gruan time ndërkohë që fëmijët e mi janë në gjumë”, ishte shprehur ai.