I quajnë ‘aventura vere’, por 4 nga 10 çifte zgjasin përjetë
Dashuritë e verës shpesh shihen si dashuri kalimtare dhe të paqëndrueshme, të cilat zgjasin një verë dhe më pas zhduken me ikjen e pushimeve.
Megjithatë, klisheja sipas së cilës vera është stina e dashurisë do të duhet të rishikohet. Një sondazh i kryer nga komuniteti Matrimonio.com, në fakt, zbuloi se 4 nga 10 çifte që zgjasin me kalimin e kohës janë në të vërtetë fryt i një dashurie verore, duke konfirmuar se edhe një flirt veror mund të shndërrohet në diçka më të thellë dhe më të qëndrueshme.
40% e përdoruesve të intervistuar deklaruan se me partnerin aktual gjithçka nisi si një aventurë verore e cila më pas u shndërrua gradualisht në një marrëdhënie serioze dhe solide. Të dhënat nuk përfaqësojnë shumicën, por shifrat janë mjaft të larta për të minuar ato klishe që i shihnin dashuritë e verës si pasione që shuhen me shirat e vjeshtës.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se periudha në të cilën lulëzon më shumë dashuria është nga 21 qershori deri më 21 shtator. Gjithashtu 35% e çifteve të përfshirë në studim që do të martohen në të ardhmen e kanë takuar bashkëshortin gjatë verës.
Në vend të dytë është dimri (30%), i ndjekur nga pranvera (21%) dhe vjeshta (13%).