Çiftet e suksesshme ndajnë 3 vlera kyçe: Harrojini ‘të kundërtat tërhiqen’
Thëniet e vjetra shpesh janë të rrënjosura në trurin tonë. Por disa duhet të ndalen, thotë Rachel DeAlto, eksperte e takimeve. Kur bëhet fjalë për takimet, nëse doni të gjeni një partner afatgjatë, mund të ndihmojë të braktisni mendimin se “të kundërtat tërhiqen”.
“Të gjithë mendojnë se të kundërtat tërhiqen, por realiteti është se ngjashmëritë janë ato mbi të cilat mund të ndërtosh një themel,” thotë ajo.
Tre vlera në veçanti, mund të përcaktojnë nëse një marrëdhënie do të jetë afatgjatë, sipas saj.
Financat, familja dhe stili i jetesës
Shumë njerëz ngatërrojnë personalitetin dhe vlerat. Dy njerëz që kanë personalitete krejtësisht të ndryshme mund të jenë të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Megjithatë, vlerat dhe qëllimet e tyre duhet të përputhen.
Çiftet e suksesshme zakonisht kanë vlerat e mëposhtme të përbashkëta, thotë DeAlto:
Financat: Ata bien dakord se si duan t’i shpenzojnë paratë e tyre
Familja: Ekziston një vizion i përbashkët për mënyrën se si ata planifikojnë të krijojnë një familje ose të kujdesen për familjen e tyre
Stili i jetesës: Atyre u pëlqen të kalojnë kohë në të njëjtat aktivitete.