Stil jete

Çifti italian dhe mesazhi më i sinqertë për Shqipërinë dhe turizmin: Mos e shkatërroni për para këtë vend të mahnitshëm

Çifti italian dhe mesazhi më i sinqertë për

Ndërsa gara e shifrave dhe debati për çmimet ngarkojnë rrjetin dhe diskutimet e ditës, duke mbuluar apo anashkaluar diku si propagandë e diku si mendjelehtësi, debatin kryesor për Shqipërinë që duhet ruajtur, në çdo drejtim si nga njerëzit e thjeshtë, bizneset, edhe nga drejtuesit politik që kujdesen si të fitojnë më shumë para, - një çift italian që janë blogerë udhëtimesh janë rikthyer këtë vit në Shqipëri dhe kanë parë atë që shohim të gjithë, një vend të ndotur dhe të lënë pas dore.

"Mos e prish këtë tokë të bukur të lutem!

Shqipëria po bën një gabim të madh, për ne po e menaxhon keq turizmin.

Duke sjellë shumë njerëz në vende të tilla natyrore dhe mbi të gjitha.. nuk po kujdeset mirë për këto vende!!

Nëse të gjithë duam ta bëjmë këtë komb të rritet së bashku, nuk duhet ta bëjmë këtë gabim!! Ja pse njerëzit ikin dhe flasin keq për Shqipërinë duke bërë publicitet të keq!!", bëjnë ata thirrje në një video në Instagram.