Stil jete

Inteligjenca Artificiale do të përkthejë qenin dhe macen tuaj

Inteligjenca Artificiale do të përkthejë qenin dhe macen tuaj

Komunikimi me kafshët shtëpiake nuk do të jetë më problem.

Përparimet në inteligjencën artificiale (AI) janë duke na sjellë më afër interpretimit të vokalizimeve dhe sjelljeve të kafshëve shtëpiake, si macet dhe qentë.

Studiuesit po trajnojnë modele Al në grupe të mëdha të dhënash të tingujve të kafshëve dhe gjuhën e trupit për të kuptuar më mirë se çfarë do të thonë ato.

Aplikacionet si MeoëTalk janë krijuar për të njohur dhe interpretuar gjendje të ndryshme emocionale në mjaullimat e maceve, duke demonstruar saktësi të konsiderueshme në identifikimin e emocioneve të tyre të ndryshme. Edhe pse këto teknologji janë ende në zhvillim, kanë potencialin për të thelluar lidhjen mes njeriut dhe kafshëve.

Të kuptosh më mirë nevojat e katërputroshëve është gjithsesi një lehtësim i jetës.