Stil jete

Italianët janë baballarët më të vjetër në botë

Italianët janë baballarët më të vjetër në

Italia ka baballarët më të mëdhenj në moshë.

Në Itali, mosha në të cilën një njeri sjell në jetë fëmijën e parë është rritur me 10 vjet, duke shkuar nga 25 në fund të viteve 1990 në rreth 36 sot. Shoqëria po i jep një rol të vonë riprodhimit, duke harruar se fertiliteti, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, arrin kulmin midis moshës 20 dhe 30 vjeç.

‘Potenciali fekondues i burrave është në rënie të mprehtë, me kalimin e moshës' shpjegon Alessandro Palmieri, president i Shoqatës Italiane të Andrologjisë.

Italian mban vendin e parë për baballarët më të mëdhenj në moshë, pasohet nga Franca që bëhen prind për herë të parë në moshën 33.9 vjet dhe Gjermania në 33.2.

Një në 3 burra madje e kalon këtë prag, duke qenë ende pa fëmijë mbi moshën 36 vjeç.

Provat shkencore tregojnë se karakteristikat funksionale të spermës si lëvizshmëria, morfologjia dhe madje edhe dëmtimi i ADN-së përkeqësohen me rritjen e moshës. Kësaj i shtohet edhe fakti se me kalimin e moshës rritet koha e ekspozimit ndaj ndotësve të jashtëm të mjedisit, siç janë mikroplastika të cilat kanë rezultuar si problem për fertilitetin mashkullor.

Ajo që është e rëndësishme, jo vetëm për Italinë, por për të gjithë botën, është rrëzimi i mitit se burrat janë pjellorë në çdo moshë.