Stil jete

Je gati të mos hash mish për një muaj e të fitosh 2 mijë paund?

Je gati të mos hash mish për një muaj e të fitosh 2

Do ta ndryshoje zakonin e të ngrënit nëse do të të paguanin 2 mijë paund për t`u bërë vegan për një muaj?

Agjencia e studimeve VeganLiftz po kërkon 3 adhurues të mishit për t`i përfshirë në studim. Qëllimi është të vërtetojnë të mirat e dietës vegane.

Të interesuarit duhet të jetojnë në Newcastle, Glasgoë, Birmingham, Liverpool ose Londër. Janë zgjedhur këto vende pasi është zbuluar se këtu jetojnë adhuruesit më të mëdhenj të mishit.

Kandidatëve do t'u kërkohet të mbajnë një regjistër të përvojës së tyre. Do të kenë një plan diete për  30 ditëve dhe do të kenë një kontroll fitnesi para dhe pas, për të kontrolluar gjithçka. Do t`i kërkohet gjithashtu të bëjnë fotografi të vetes gjatë muajit, për të vërejtur ndonjë ndryshim të dukshëm.

Kompania shpreson të fillojë në shtator dhe po kërkon njerëz të moshës 18 deri në 60 vjeç, pa asnjë problem shëndetësor si mbipesha, diabeti ose hipertiroidizmi.

*Burimi Metro