Stil jete

Je një njeri i mirë apo i keq? Ky test po pushton rrjetin, por duhet të përgjigjesh sinqerisht

Je një njeri i mirë apo i keq? Ky test po pushton rrjetin, por duhet

Një test që po përhapet kudo në rrjet përcakton nëse je një njeri i mirë apo i keq, por jo të gjithë janë dakord me të. Testi u publikua fillimisht në Twitter dhe pyetja është nëse do të ktheni në vendin e saj një karrocë blerjeje nëse askush nuk është duke ju parë.

“Do ta ktheni në vend karrocën e blerjeve edhe pse nuk jeni i detyruar?”

Je një njeri i mirë apo i keq? Ky test po pushton rrjetin, por duhet

Ju përgjigjët pyetjes?

Testi vë në dukje se vetëm nëse do të ketë një ‘emergjencë’ blerësi nuk është i detyruar ta bëjë, por nga ana tjetër nuk ka pasoja për të.

Dhe rezultati i sfidës është:

Të kthesh karrocën në vend është një detyrë e lehtë dhe ajo që ne e njohim si gjënë e duhur për ta bërë. Ky veprim është objektivisht i drejtë. Nuk ka asnjë situatë veç ndonjë ‘emergjence’ kur një person nuk do të mund ta kthente karrocën. Nga ana tjetër nuk është ilegale të braktisësh karrocën.

Ndaj karroca është shembulli nëse një person do të bëjë gjënë e duhur pa qenë i detyruar. Askush nuk do t’ju ndëshkojë apo do t’ju vrasë se nuk e keni çuar tek vendi dhe nuk fitoni asgjë po ta çoni. Ju duhet ta çoni karrocën nga mirësia që buron nga zemra juaj. Ju duhet ta çoni sepse është gjëja e duhur që duhet të bëni.

Një person i cili nuk është në gjendje ta bëjë këtë nuk është më mirë se një kafshë, një person mizor i cili bënë atë që është e drejtë duke i kërcënuar ata përmes ligjit dhe forcës që qëndron prapa tij.

Karroca përcakton nëse dikush është pjesëtar i mirë apo i keq i shoqërisë.

Je një njeri i mirë apo i keq? Ky test po pushton rrjetin, por duhet

Mendoni se vlen si test?