Jennifer Lopez tregon me çfarë e ka zëvendësuar fjalinë: Pse po më ndodh mua
E Shtunë 21 Dhjetor 2024, 19:43
TiranaPost
Jennifer Lopez sapo ka kaluar një tjetër divorc, atë me Ben Affleck dhe në një intervistë në British Vogue tregon këndvështrimin e ri që ka adaptuar në jetë e që ia ka lehtësuar këtë të fundit.
"Mënyra sesi i kaloj tani gjërat është duke menduar jo pse po më ndodh mua, por që po ndodh për mua dhe cili është mësimi që duhet të nxjerr unë.
Kur i mendoj gjërat në këtë këndvështrim pozitiv është më e lehtë t'i marr mësimet që duhen marrë.
Se kjo është vështirësia e jetës.
Çfarë duhet të mësoj?
Nuk ndodh asgjë rastësisht.
Ndodh për një arsye
Çfarë duhet të mësoj dhe si mund të dal në anën tjetër.
Më mirë, më e fortë me më shumë njohuri, më e zhvilluar dhe e rritur në këtë pikë", tha Jennifer Lopez.