Stil jete

Jeremy Renner thotë se theu 30 kocka në aksidentin me borëpastruesen

Jeremy Renner thotë se theu 30 kocka në aksidentin me

Ylli i 'Avengers' Jeremy Renner ka thënë se ai theu më shumë se 30 kocka në aksidentin me borëspastruesen, që e dërgoi atë në spital për më shumë se dy javë.

Renner, i cili luan harkëtarin, Hawkeye, në filmin e Marvel "Universe", në një postim në Instagram shkruan: Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin për familjen time dhe mua…. Shumë dashuri dhe vlerësim për të gjithë ju. Këto 30 kocka të thyera do të shërohen, do të forcohen, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë. Dashuri dhe bekime për të gjithë ju.