Stil jete

Jetë frenetike? Në Hollandë po merr famë fenomeni Niksen, ose arti i jetës ngadalë

Jetë frenetike? Në Hollandë po merr famë fenomeni Niksen,

Në Hollandë Niksen është një art i vërtetë: Ka të bëjë me ngadalësimin e ritmit për të zbuluar vlerën e kohës dhe për të shijuar gjërat që na pëlqejnë dhe kënaqin.

Na ndodh shpesh në jetën e përditshme të hash para kompjuterit ndërsa punojmë, të dalësh me nxitim jashtë pa përshëndetur të tjerët ose të heqësh dorë nga dëshirat sepse duan shumë kohë.

Praktika nuk na fton të rrimë kot, por të shijojmë me qetësinë e duhur të gjitha gjërat që na duken të këndshme, që na relaksojnë, që na kënaqin, që na bëjnë të buzëqeshim dhe na sjellin në qejf.

Një jetë e ngadaltë dhe pa pendime është më mirë se një jetë me 100 km/h me rrezikun për të humbur kënaqësinë e vërtetë të gjërave.