Stil jete

Jillian Michaels zbulon gabimin nr. 1 të dietës që bëjnë njerëzit—përveç Ozempic

Jillian Michaels zbulon gabimin nr. 1 të dietës që

Për të gjithë ata që po mendojnë të përdorin Ozempic për t`u dobësuar, trajnerja Jillian Michaels ka një këshillë! Mos!

Jillian Michaels zbulon gabimin nr. 1 të dietës që

Ajo shprehet se nëse kjo do të ishte zgjedhja e duhur për të ulur kilogramët, do të ishte vetë ajo e para që do ta promovonte në rrjetet e saj sociale.

Dhe problemi sipas saj nuk vjen thjesht nga ideja se përdorimi i injeksionit për dobësim është mashtrim.

Jillian Michaels zbulon gabimin nr. 1 të dietës që

Ajo mendon se ky medikament është e kundërta e një rrugëdaljeje të lehtë.

Pas përdorimit, brenda vitit të parë të lënies së injeksioneve e rifiton peshën e humbur. Çelësi i humbjes së peshës nuk mund të jetë diçka që injektohet në trup.

Jillian Michaels zbulon gabimin nr. 1 të dietës që

Përdorimi i teknologjisë për të gjurmuar statistikat si kaloritë e djegura, hapat dhe orët e gjumit është çelësi për të qenë të shëndetshëm.

Jillian Michaels zbulon gabimin nr. 1 të dietës që

Problemi nuk janë ëmbëlsirat apo karbohidratet që hani. Problemi është të mos kesh mjetet e duhura për të matur sa hani dhe sa harxhoni.

Nuk mund t`i vini vetes një qëllim, për shembull do humbas kaq kg dhe po bëni çdo gjë për ta arritur. Ky është gabim. Qëllimet e pabaza mund të sjellin në veprime të gabuara.

Jillian Michaels zbulon gabimin nr. 1 të dietës që

Së pari ul sasinë. Së dyti byrekun shkëmbeje me një copë picë dhe një sallatë, ose një copë pule.

Si fillim merrni kohën për të kuptuar sa kalori ka gjithçka që hani. Pastaj matini ato që hani dhe ato që harxhoni dhe lini një deficit prej 500 kalorish. Dy javët e para do të jetë e lodhshme, por do mësoheni. E gjithë kjo sakrificë do të shpërblehet me 1 kg më pak, çdo javë.

Jillian Michaels zbulon gabimin nr. 1 të dietës që

Orët inteligjente janë shumë të mira për të matur sa kalori digjni.

Jillian Michaels zbulon gabimin nr. 1 të dietës që

Mos harroni të bëni 20 minuta stërvitje në dhomën tuaj, qoftë kur jeni duke folur në telefon. Mos qëndroni ulur, lëvizni. Thjesht vetëm lëvizja do t`ju sjellë një ndryshim të madh.