Stil jete

Jo më jetesë pasive! Spanja kërkon t’i 'nxjerrë' të moshuarit nga shtëpia me ligjin e ri

Jo më jetesë pasive! Spanja kërkon t’i

Njerëzit mbi 65 vjeç në Spanjë së shpejti mund të shijojnë të shkuarën në kinema për vetëm 2 euro sipas planeve të reja të zbuluara nga kryeministri i vendit, Pedro Sánchez.

Projekti nga i cili do të përfitojnë potencialisht 9.5 milionë njerëz , synon të inkurajojë të moshuarit të shkojnë në kinema për të luftuar një mënyrë jetese pasive, veçanërisht pas pandemisë së Covid-19.

Ai synon gjithashtu të mbështesë një industri të rëndësishme kulturore spanjolle.

Në Twitter, Sanchez shkroi: Ne do ta shndërrojmë kulturën në një politikë shtetërore.