Stil jete

Jo, virgjëria nuk ekziston!

Jo, virgjëria nuk ekziston!

Jo, virgjëria nuk ekziston, të paktën jo nga pikëpamja mjekësore-anatomike. Mbi këtë bazë Royal College of Obstetricians and Gynecologists (Rcog), i cili përfaqëson mjekë obstetër dhe gjinekologë britanikë, ka publikuar një shkrim në British Medical Journal për t'i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërisë, vizitat 'invazive dhe joshkencore' që synojnë verifikimin e himenit.

Testi ofrohet nga disa klinika private në Mbretërinë e Bashkuar, por praktikohet në të gjitha vendet perëndimore. Janë kryesisht gratë dhe familjet myslimane që e kërkojnë atë, por jo vetëm: rasti i reperit amerikan T.I., i cili deklaroi se ai ia imponon vajzës së tij çdo vit, shkaktoi një zhurmë ato ditë.

Apelit të gjinekologëve anglezë iu bashkua italianja Eugenia Tognotti, profesoreshë e Historisë së Mjekësisë dhe Shëndetit Publik në Universitetin e Sassari: letra e saj, e botuar nga British Medical Journal, rindërton origjinën historike të një miti. “Virgjëria nuk është një term mjekësor,' thotë ajo. ‘Virgjëria është një ndërtim i shoqërisë. Nuk gjendet në anatomi.

Me pak fjalë, problemi është si etik, ashtu edhe shkencor, sepse himeni nuk është një tregues i besueshëm i virgjërisë.