Ju mund të merrni udhëtime të pakufizuara verore për 9,50 dollarë në këtë vend evropian

Bëni gati valixhet, sepse destinacioni më i përballueshëm i udhëtimit këtë verë, nëse do të shkojmë me transport, duket se është Gjermania.
Qeveria gjermane ka miratuar krijimin e një bilete mujore të transportit publik prej 9 € (9,50 dollarë), që do të nisë në qershor.
Karta mund të përdoret në të gjithë vendin, në transportin lokal dhe rajonal - trena, autobusë dhe tramvaje, sipas mediave lokale.
Por, trenat e njohur IC, EC dhe ICE janë të përjashtuar - megjithëse mund të kombinoni një udhëtim në distanca të gjata me transportin rajonal të mbuluar nga leja. Trenat e shënuar RE janë rajonal, dhe për këtë arsye pjesë e paketës.
Marrëveshja do të zbatohet për muajt qershor, korrik dhe gusht, si pjesë e një pakete qeveritare për lehtësimin e energjisë duke nxitur njerëzit të përdorin transportin publik për të lëvizur këtë verë. Qeveria ka investuar 2.5 miliardë euro (2.6 miliardë dollarë) për këtë projekt.