Stil jete

Ka një shpjegim pse shumica e burrave të lënë fiks 3 muaj pas lidhjes

Ka një shpjegim pse shumica e burrave të lënë fiks 3 muaj

Asnjë nga lidhjet e mia nuk ka zgjatur më shumë se tre muaj. Është si një cikël. Ne dalim në takime, njihemi dhe bëjnë nga ato pyetjet: Cila është frika jote më e madhe?

Dhe 3 muaj pas lidhjes, papritur ai zhduket. Ikën, më lë.

Ndonjëherë sepse njëri nga ne lëviz në një qytet tjetër, ndonjëherë sepse vjen natyrshëm ndarja. Po me të vërtetë që nuk ia kam idenë se përse ndodh. Se një lidhje mund të mbahet edhe në distancë.

Fola me një shoqen time dhe kuptuam që nuk ishte vetëm problem i imi. Asaj i ndodhte njësoj. Ata zhdukeshin 3 muaj pas lidhjes.

Si përfundim paska një shpjegim shkencor përse burrat u zhdukërkan 3 muaj pas lidhjes.

Ka të bëjë me atë që quhet psikologji evolucionare, një teori që në thelb thotë se njerëzit përfshihen në dy strategji të ndryshme çiftëzimi: çiftëzimi afatshkurtër dhe çiftëzimi afatgjatë, shpjegon psikoterapisti Jack Worthy.

Çiftëzimi afatshkurtër ndodh kur kërkoni vetëm kimi seksuale (si për shembull lidhjet në pushimet e verës). Çiftëzimi afatgjatë ndodh kur njerëzit kërkojnë partnerë më të përhershëm.

Ja ku bëhet e ndërlikuar: Ndërsa shumica e specieve të gjalla (referuar botës shtazore) kërkojnë ose çiftëzim afatshkurtër ose çiftëzim afatgjatë (99.9% për qëllime shumimi), njerëzit i bëjnë të dyja. Këtu nis ngërçi.

“Psikologjia seksuale mashkullore mund të ngatërrojë tërheqjen afatshkurtër dhe atë afatgjatë në fillim të një marrëdhënieje”, thotë Worth dhe kjo i bën gjërat të ndërlikohen. Kjo ngatërresë lidhet me psikologjinë, por edhe me hormonet mashkullore.

Burrat kanë tendencën të ndiejnë emocione të ndryshme në tre muajt e parë të lidhjes.

“Vala e parë e tërheqjes mashkullore ka tendencën të jetë më fizike dhe e pavetëdijshme. Është një tërheqje intuitive, shtazore. Dhe nëse e ndien atë tërheqje drejt dikujt me një intensitet të fuqishëm, mund të besosh se po bie në dashuri”, thotë Worth.

Kjo është arsyeja pse burrat mund të bëjnë premtime në fillim ose të flasin për të ardhmen me ju, sepse besojnë se ju të dy e keni një të tillë. Pra ata jo domosdoshmërisht po gënjejnë. Ata mbase ashtu besojnë. Gratë ndryshojnë nga burrat. Nëse burrat ndjejnë fillimisht tërheqje seksuale e pastaj vijnë të tjerat, për to është e kundërta. Ato e ndjejnë tërheqjen seksuale në një fazë më të vonë.

90 ditë pas lidhjes, pra gati 3 muaj më vonë euforia e burrave bie dhe kjo është faza kur qëllimet e tij bëhen më të qarta. Ky është momenti kur ai kupton që jo, nuk është ende gati për një çiftëzim afatgjatë.

Lajmi i mirë është se ka disa mënyra për të parandaluar që të vuani sërish një ndarje të tillë.

Së pari sigurohuni që fjalët e tij përputhen me veprimet. Ai mund t`ju thotë se ju do pafund, e se s`është ndjerë kurrë kështu, por a e mbështet edhe me veprime këtë?

Gjithashtu, është ndoshta zgjidhja më e mirë të mos bëni seks rastësor qoftë edhe 90 ditët e para për t'i mbajtur gjërat nën kontroll duke qenë se hormonet e tij janë në nivele të larta. Më vonë mund të vendosni nëse janë hormonet apo ndjenja e dashurisë ajo që udhëheq këtë lidhje.

Mos kini frikë të vendosni kufij të qartë.

Së fundmi, investoni tek vetja juaj përmes terapisë, ditarit, meditimit ose jogës. Ushqeni jetën sociale dhe shpirtin. Punoni dhe përpiquni për karrierën. Kështu do keni gjithsesi, disa probleme më pak.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al