Stil jete

Kartolina mbërrin në destinacion pas 121 vitesh

Kartolina mbërrin në destinacion pas 121 vitesh

Një kartolinë e padorëzuar më në fund ka arritur në destinacion, rreth 121 vjet pasi ishte hedhur në kutinë postare.

Kartolina me temën e Krishtlindjes iu dorëzua degës së postës në Swansea, Uells, javën e kaluar edhe pse fillimisht u dërgua në 1903, pra më shumë se një shekull me vonesë.

Stafi shpreson të gjejë të afërmit e zonjës Lydia Davies, e cila më parë jetonte në adresë dhe të cilës i drejtohej kartolina.

Kartolina është shkruar nga një burrë i quajtur Ewart, i cili, duke iu drejtuar "L", thotë se i vjen keq që nuk mund të marrë një "pjesë" të një sendi të panjohur.

“Më vjen shumë keq, por shpresoj se po kënaqeni në shtëpi”, shton ai.

Ai e përfundon shënimin duke i kërkuar Lidias që "të kujtohet të takojë Gilbert dhe John", duke e nënshkruar atë me "dashuri për të gjithë".