Stil jete

Ke dëgjuar ndonjëherë për djathin vegan që tregu po e kërkon gjithmonë e më shumë?

Ke dëgjuar ndonjëherë për djathin vegan që tregu po e

Kur ishte adoleshent, Brad Vanstone ndihmonte në fermën e qumështit të gjyshërve të tij në Devon, gjatë pushimeve. Por në një kthesë të papritur, dekada më vonë zotëron dhe drejton një biznes vegan që zëvendëson djathi.

Ai themeloi markën - Willicroft - në 2017-ën, pasi vetë kaloi në një dietë me bazë bimore dhe u përpoq të hiqte dorë nga djathi. Pasi kërkoi në supermakete të ndryshme diçka që në zëvendësonte djathin dhe nuk e gjeti, vendosi ta krijonte vetë.

Bërë nga fasule të bardha të ndryshme, të tilla si hariko dhe kanellini, Willicroft tashmë ofron pesë produkte - 'Young Dutch', që imiton gouda; 'Italian Aged', që synon të jetë si parmixhani; 'Greek White', një zëvendësues i fetës, plus një fondue, dhe një salcë e bërë për djathin e makaronave.

Në fillim shitja nisi në Amsterdam, pastaj në gjithë Holandën dhe tani po përhapet në gjithë botën.

Planet janë për të nisur tregtimin në Gjermani para fundit të këtij viti. Produktet e firmës janë tashmë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar në shtatë degët e zinxhirit Whole Foods të Amazon.

Shitjet e kompanisë së djathit parashikohen të rriten në 7 miliardë dollarë deri në vitin 2030, nga 2.5 miliardë dollarë në vitin 2020, sipas një raporti.