Stil jete

Ke dëgjuar ndonjëherë për Koselig? Ta kalosh dimrin si norvegjez

Ke dëgjuar ndonjëherë për Koselig? Ta kalosh dimrin si

Koselig, kështu quhet filozofia norvegjeze që duhet ta kopjojmë të gjithë këtë dimër që na pret.

Ditës së shkurtër, temperatura të ftohta, i shtohen këtë dimër edhe kufizimet e pandemisë, frika nga infektimi, kinematë e teatre të mbyllura. Po fatmirësisht njeriu ka aftësinë të përshtatet edhe më situata më të vështira. Kësaj radhe na vjen në ndihmë filozofia norvegjeze Koselig.

Është një lloj filozofie norvegjeze, e cila na jep këshillat e duhura se si të mësojmë ta përjetojmë dimrin mirë duke qëndruar në shtëpi dhe duke shijuar çdo moment.

Po ç`do të thotë Koselig?

Fjalë për fjalë përkthehet “i mirëseardhur”. Pra ta mirëpresësh dimrin.

Bëj çaj, merr një batanije të ngrohtë dhe ulu në divanin e preferuar. Hap televizorin dhe shiko një film, një dokumentar, një serial diçka që të pëlqen.

Ose rilidhu me natyrën

Ke pranë shtëpisë një mal, një pyll apo akoma më mirë detin? Dil për shëtitje. Deti është i bukur edhe në dimër.

Kopshti i shtëpisë mund të jetë gjithashtu një hapësirë ​​e shkëlqyre për t'u shfrytëzuar në dimër. Sidomos në ditët bujare me diell.

Rilidhuni me miqtë qoftë edhe në distancë

Sot janë të gjitha mundësitë të lidhësh edhe prej së largu. Telefono me kamera miqtë dhe rilidhur me ta. Një kushëri për të cilin ndjen mall e të kujton fëmijërinë ose një shok të shkollës fillore.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al