Stil jete

Ke dëgjuar ndonjëherë për turizmin e gjumit?

Ke dëgjuar ndonjëherë për turizmin e gjumit?

Të shkosh me pushime për të fjetur gjumë. Të bën sens?

Ja që turizmi i gjumit është rritur vitet e fundit. Interesi u rrit edhe më shumë gjatë pandemisë.

Ka një sërë agjencish të nivelit të lartë që e përqëndrojnë vëmendjen tek ata që vuajnë nga privimi i gjumit.

Park Hyatt New York ka hapur Bryte Restorative Sleep Suite, një suitë prej 900 metrash katrorë e mbushur me pajisje për përmirësimin e gjumit, ndërsa Rosewood Hotels & Resorts kohët e fundit lançoi një koleksion të pajisjeje të quajtura Alchemy of Sleep, krijuar për të promovuar gjumin e rehatshëm.

Zedwell, hoteli i parë i Londrës me fokus gjumin, përmban dhoma të pajisura me izolim inovativ të zërit. Pra asnjë zhurmë komshiu nuk të bezdis atje.

Po pse gjumi është bërë papritmas një fokus kaq i rëndësishëm për industrinë e udhëtimeve?

Dr. Rebecca Robbins, një studiuese e gjumit dhe bashkëautore e librit 'Gjumë për Sukses!' beson se ky ndryshim ka ardhur për një kohë të gjatë, veçanërisht në lidhje me hotelet.

“Udhëtarët rezervojnë hotele për një vend për të fjetur”, thotë ajo për CNN Travel. Pra gjumi duhet të jetë prioriteti.

Pandemia pastaj e rriti më shumë fokusin tek gjumi, pasi shumë njerëz patën probleme me pagjumësinë.

Të mos flasim pastaj për problemet që pagjumësia mund të shkaktojë në organizëm, që nga ankthi, depresioni, luhatjet e humorit dhe lodhjen në krye.