Stil jete

Kështu dukej Nutella e parë që sot feston 57-vjetorin

Kështu dukej Nutella e parë që sot feston 57-vjetorin

Kremi më i ëmbël, i pëlqyer nga i madh dhe i vogël feston 57-vjetorin. Nutella është një nga prodhimet italiane më të famshme. Çdo vit prodhohet dhe shitet 365 mijë ton nga Ferrero.

Por kur dhe si lindi Nutella?

Gjithçka filloi në pastiçerinë e Pietro Ferrero-s, në Langhe, një zonë e njohur për prodhimin e lajthive.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të kompensuar mungesën e kakaos, Ferrero vendosi ta zëvendësojë atë me lajthi dhe sheqer, duke shpikur versionin ‘zero' të asaj që fillimisht e quajti Giandujiot. Prodhimi i parë prej 300 kilogramësh u shit në 1946-ën, me emrin Pasta Gandujiot.

Kështu dukej Nutella e parë që sot feston 57-vjetorin
Versioni i pare

Në periudhën e menjëhershme të pasluftës, lindi Supercrema, por bota do të duhet të priste deri në 20 Prill të 1964-ës për të parë kavanozin e parë, të vërtetë të Nutella, emri i të cilit u zgjodh nga fjala angleze 'nut', që do të thotë lajthi.

Kështu dukej Nutella e parë që sot feston 57-vjetorin
Versioni Supercrema

Që nga ai moment ka qenë një sukses i garantuar. Në një kohë shumë të shkurtër Nutella është një nga produktet më të konsumuara italiane jashtë vendit, dhe i famshëm, në të njëjtin nivel me pastat dhe picat.

Kështu dukej Nutella e parë që sot feston 57-vjetorin
Monedha me Nutella

Pavarësisht se disa produkte të ngjashme janë hedhur në treg nga konkurrentët ai origjinali i markës Ferrero mbetet padyshim më i popullarizuari. Aq sa më 5 shkurt 2021, me rastin e Ditës Botërore të Nutellës, si një nderim për 75 vjetorin e themelimit të Ferrero, Ministria e Ekonomisë dhe Financave italiane lëshoi një monedhë me vlerë nominale prej 5 eurosh që përmban kavanozin klasik në pjesën e pasme dhe fasadën e selisë së Ferrero-s në pjesën e përparme.

*Artikulli i Roba da Donne u përshtat në shqip nga Tiranapost.al