Stil jete

‘Kevin i vetëm në shtëpi’ tani është edhe Lego

‘Kevin i vetëm në shtëpi’ tani është edhe

Një dhuratë fiks për Krishtlindjet. Lego ka gati lojën me tematikë “Kevin i vetëm në shtëpi”. Fëmijët do mund të krijojnë skenat e filmit ikonik. Do ketë disa skena, edhe ato me hajdutët me të cilët Kevin përballet.

Versioni Lego është besnik i filmit. Kjo do të thotë se skenat janë fiks njësoj. Do të jetë kati i parë, kuzhina, papafingoja dhe madje edhe bodrumi.

‘Kevin i vetëm në shtëpi’ tani është edhe

Seti, i cili përfshin 3,955 copë, do të jetë në shitje duke filluar nga 1 nëntori (afërsisht në të njëjtën kohë kur filmi u shfaq në vitin 1990). Do të kushtojë 249.99 euro.

“Ashtu si çdo fëmijë i viteve '90, unë u rrita duke parë këtë film, i cili mban një vend shumë të veçantë në zemrën time”, tha në një intervistë Alex Storozhuk, krijuesi i projektit. “Nuk mund t'i imagjinoj as pushimet pa atë film. Të sjell ato kujtime të ngrohta të fëmijërisë sa herë që e shikon”, shton ai.

Me lojën e re mund të argëtohet e gjithë familja, sidomos në periudhën e pushimeve të festave.