Stil jete

KFC tani edhe në QTU

KFC tani edhe në QTU

Çfarë mendon sa herë organizon një ditë apo fundjavë jashtë me familjen apo miqtë, mundësisht në një qendër tregtare, ku mund të shikosh një film, të bësh pazar e blesh diçka për veten? Mendon sigurisht ku do të hash edhe ndonjë gjë të mirë, sepse syri nuk është i vetmi që kërkon sajdisje. Edhe qiellza do pjesën e vet.

Po kur je në punë e nuk ke pasur kohë të marrësh diçka për të ngrënë nga shtëpia dhe në orën e drekës të kap uria, cili është shqetësimi yt më i madh? Ku të gjesh diçka të shpejtë, që të jetë njëkohësisht e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme.

Po kur ke neps për atë mishin krokant të pulës, ku të shkon mendja? Me siguri atje ku ajo bëhet më mirë.

KFC tani edhe në QTU

Ka një emër që i lidh të gjitha këto mendime, nepse e dëshira: KFC, me produktet e saj unike e cilësore, që i dashurojnë me qindra e milona njerëz nëpër botë, e që e gjen lehtësisht edhe këtu tek ne. Me telefon nëse je një punonjës që nuk ke marrë drekën me vete. Në Bllok, nëse je adoleshent dhe e ke lënë të dalësh me miqtë. Në TEG, e që prej 21 nëntorit edhe në QTU, nëse je me familjen për shooping.

Kushdo që ti të jesh, për KFC mbetesh klienti, njësoj, special.

Lajmi më i mirë është se tashmë nuk ka më rëndësi jo vetëm se kush je, por edhe se ku je, pasi KFC sa vjen dhe po zgjerohet e me siguri që do të vijë edhe aty ku je ti.

Me mbi 40,000 restorante në 130 vende të botës, KFC nuk kishte si të mungonte në Shqipëri. Restoranti i parë u hap në prill të vitit 2015, nëTEG dhe brenda të njëjtit vit, edhe në zonën e Bllokut. Që nga ai moment, KFC ka hapur deri më sot pesë restorante në Shqipëri dhe me siguri njëri prej tyre është afër teje.

E megjithatë, biznesin nuk e bëjnë shifrat, por njerëzit. Ata që shërbejnë në restorantet KFC dhe ata që shërbehen. Kështu që, çfarë pret… ruaj distancën, por jo nga ushqimi i mirë dhe i sigurtë i KFC-së!