Stil jete

Kjo doktoreshë thotë për NYTimes se qëllimi i prindërimit nuk do të thotë t’i bëjë fëmijët të lumtur, por diçka tjetër…

Kjo doktoreshë thotë për NYTimes se qëllimi i

Çdo brez, ndonjëherë duke u mbështetur dhe nganjëherë duke hedhur poshtë mënyrat e mëparshme të prindërimit, zhvillon idetë e veta mbi këtë çështje. Psikologia klinike Becky Kennedy, e njohur ndryshe si Dr. Becky, është personi të cilit shumë prindër i besojnë për të marrë ide mbi prindërimin. Nëpërmjet podcast-it të saj të njohur Good Inside, por edhe përmes llogarisë së saj në Instagram me më shumë se 800,000 ndjekës, apo seminareve online, Kennedy, e cila është 38 vjeç dhe nënë e tre fëmijëve, ofron këshilla që synojnë menaxhimin e mendimeve dhe ndjenjave të prindërve po aq sa edhe të fëmijëve.

Sipas Dr.Becky ka prova që tregojnë se prindërit sot po shpenzojnë më shumë kohë duke luajtur dhe duke u lexuar fëmijëve të tyre sesa kanë bërë gjeneratat e mëparshme të prindërve. Rrjedhimisht ata po shpenzojnë më shumë kohë duke menduar se si të jenë një prind i mirë. Por në të njëjtën kohë ka prova që tregojnë se fëmijët janë gjithnjë e më të pakënaqur.

Me çfarë lidhet kjo?

Fëmijët jetojnë sot në një botë kënaqësie të menjëhershme, të shpejtë. Interneti, iPad-ët, lehtësia e gjithçkaje. çfarë do ta kultivonte lumturinë? Puna, qëllimi, zhgënjimi, dështimi. Kjo dikur ishte rruga drejt lumturisë. Ndoshta po kalojmë më shumë kohë me fëmijët tanë, por lehtësia e gjërave e bën më të vështirë ndërtimin e shtigjeve që çojnë në lumturinë afatgjatë.

A është lumturia qëllimi i prindërimit?

Jo. Kushdo që ka këtë qëllim do të jetë i paracaktuar për një pasur një jetë ankthi, pasi jeta është plot shqetësime!

Marrim një shembull konkret. Çfarë është diçka që është shqetësuese për një fëmijë? Mund të jetë një kullë e bërë me kuba që bie. Nëse lumturia do të ishte qëllimi, atëherë sjellja e prindit do të ishte: “Shiko, ne e rregulluam sërish kullën tënde, është mirë.' Po sa më shumë të përqendrohemi tek të qenit të lumtur, aq më pak tolerancë kemi ndaj shqetësimit dhe aq më shumë kërkojmë të ndihemi ndryshe nga mënyra se si ndihemi tani. Kjo quhet përvoja e ankthit. Pra, cila do të ishte një përgjigje alternative ndaj fjalisë 'Kulla ime ra'? “Gjëra që ndodhin. Nuk do ta rindërtoj për ty, por do të jem këtu me ty”. Kështu i tregon që gjërat ndodhin, që duhet të mërzitet dhe të mësohet me të.

A ekziston rreziku që vetë-monitorimi i vazhdueshëm i prindërve të shndërrohet në vetëpërfshirje prindërore?

Unë mendoj se interesi juaj për prindërimin ka të bëjë me të qenit vetë prind. Dr Becky shkruan se ka punuar me shumë klientë me çrregullime të të ngrënit, me bulimi. Ajo tregon se edhe bulimia, është në fakt veç të tjerave një luftë emocionesh. Njerëzit thoshin: 'Unë ndihem në trupin tim'.

E njëjta që ndodh edhe me qasjet ndaj prindërimit që të gjitha pasqyrojnë në një farë mënyre, ankthe sociale ose kulturore. Për çfarë shqetësohen prindërit tashmë mbi rritjen e fëmijëve? Fjala që të vjen ndërmend është zbrazëti! Ne po jetojmë në një botë të tillë që kërkon vërtetim të jashtëm dhe prindërit po kërkojnë të ndihen të përmbushur. Çfarë mendojnë njerëzit për mua? Çfarë kanë nevojë njerëzit të marrin nga unë? Kush jam unë? Çfarë ka brenda meje? Ka kaq shumë gjëra që tërheqin vëmendjen tonë, saqë është e vështirë të kesh vëmendje tek vetja. Sa e vështirë është të ulesh dhe të marrësh frymë për pesë minuta? Sa e vështirë është të mos jesh i fokusuar mbi telefonin tënd?

Askush nuk ndihet mirë duke ndëshkuar. Askush nuk ndihet mirë kur i dënon fëmijët. I trajtojmë si fëmijë dhe jo si të rritur. Sa shpesh u bëjmë gjëra fëmijëve tanë dhe harrojmë paralelizimin me veten? Nëse bashkëshorti im do të thoshte: 'Ti nuk më dëgjon mua, ndaj nuk do ta prekësh me dorë iPad-in tënd për një javë,' unë do t`i thoja, 'Jo, ti ke një problem. Jo unë.' Megjithatë ne ua bëjmë këtë gjë fëmijëve tanë gjatë gjithë kohës. Ne i heqim gjërat për t`i ndëshkuar. Jo, as kjo nuk është e drejtë.