Stil jete

Kjo është mosha tipike kur njeriu konsumohet profesionalisht

Kjo është mosha tipike kur njeriu konsumohet profesionalisht

Konceptin e konsumimit profesional e njohin të gjithë. Vazhdimisht shkruhen artikuj në lidhje me këtë temë. Konsumimi profesional nuk ndikon vetëm në efiçencën në punë, por edhe në lodhjen emocionale, fizike dhe mendore e shkaktuar nga stresi i tepërt, i tejzgjatur dhe përgjegjësive të tepërta mbi supe.

Një studim i ri ka zbuluar se mosha 32-vjeçare është tipike kur ndodh konsumimi profesional.

Kjo grupmoshë përbën 50% të fuqisë punëtore për shembull në Mbretërinë e Bashkuar.

Tre nga arsyet janë: Puna me orë të zgjatura, shpeshherë edhe nga shtëpia, të mosqenit të gjendje të gjetjes së ekuilibrit mes punës dhe jetës personale si dhe përballja me një treg të pasigurtë.

Ndoshta moshat më të mëdha arrijnë një stabilitet ekonomik dhe profesional, kështu konsumimi profesional është më i moderuar.

*Burimi Metro