Stil jete

Kjo foto e çiftit Obama për "Thanksgiving" festën më të famshme në Amerikë është sa e thjeshtë aq e bukur

Kjo foto e çiftit Obama për "Thanksgiving" festën

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka publikuar një foto familjare në Instagramin e tij për "Thanksgiving", festë e cila është shumë e famshme në Amerikë.

Ai shkruan krah saj se këtë vit është mirënjohës për familjen, përparimin e vendit dhe për liderët e rinj në mbarë botën që po punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Këtë "Thanksgiving", më kujtohen shumë gjëra – të mëdha e të vogla – për të cilat duhet të jemi mirënjohës. Michelle dhe unë jemi veçanërisht mirënjohës për familjen tonë, për përparimin që vazhdojmë të bëjmë si vend dhe për liderët e rinj në mbarë botën që po punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ne dërgojmë urimet tona më të ngrohta për të gjithë ata që festojnë sot dhe shpresojmë që të keni një Falënderime të mrekullueshme dhe të sigurt, shkruan Obama në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

Tiranapost.al