Histori Personale

Kjo vajzë është arsyeja e sfidës së fotos bardhezi. Ajo u vra nga ish-i dashuri

Kjo vajzë është arsyeja e sfidës së fotos bardhezi. Ajo

Vajza në këtë foto është Pinar Gültekin, një 27-vjeçare nga Turqia, vrasja e së cilës nga ish-i dashuri nxiti lëvizjen në Instagram ‘gratë që mbëshesin gratë’ (#womensupportingwomen).

Mund të keni hasur disa versione të origjinës së kësaj sfide në Instagram, por në veçanti kjo vajzë është arsyeja e vërtetë pse lindi dhe u bë kaq virale.

Pinar Gültekin u vra dhe u dogj në mënyrë brutale nga ish-i dashuri i saj xheloz. Trupi i saj u gjet më 21 korrik. Vrasja e saj ngjalli zemërim në Turq, duke kthyer në vëmendje shkallën tronditëse të vrasjeve të vajzave dhe grave në vend dhe mungesën e përpjekjeve të qeverisë turke për të mbështetur legjislacionin e krijuar për të mbrojtur gratë nga dhuna.

Kjo vajzë është arsyeja e sfidës së fotos bardhezi. Ajo

Pas kësaj ngjarjeje marshimet në katër qytete të Turqisë vajtuan për vdekjen e Gültekin, ndërsa i bënin thirrje politikanëve të mbështesnin Konventën e Stambollit duke e shoqëruar me mijëra postime në mediat sociale.

Një nga iniciativat përfshinte postimin e fotove në Instagram me hashtage të tilla si #challengeaccepted dhe # İstanbulSözleşmesiYaşatır, ose “Zbato Konventën e Stambollit”, që u përhap shpejt në Turqi për të theksuar sesi fotografitë e grave të vrara përfundojnë në gazeta në versionin bardhë e zi. Gratë e Turqisë me protestat e tyre nxorrën në pah faktin se Konventa e Stambollit nuk e ka kryer qëllimin për mbrojtjen e grave, siç duhej të ishte.

Konventa e Stambollit mban të gjalla gratë turke, ndërsa aktivistët janë gjithashtu të shqetësuar për përpjekjet e reja të partisë qeverisëse të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të shfuqizuar një traktat të Këshillit të Evropës të njohur si Konventa e Stambollit, legjislacion i themeluar nga viti 2011, që mbron viktimat e dhunës në familje dhe ndjek penalisht kundërvajtësit.

Në shumë vende të botës, si edhe në Shqipëri, vajzat dhe gratë nisën të postonin foto bardhezi me hashtagun #challengeaccepted, si një mbështetje për njëra-tjetrën, por historia e Pinar nuk dihej.