Stil jete

Kodi me 4 shkronja që NUK do donit ta shihnit në biletën tuaj të fluturimit

Kodi me 4 shkronja që NUK do donit ta shihnit në biletën tuaj

Kalimi në sigurinë e aeroportit mund të zgjasë pak minuta, ose një jetë të tërë. Kur shkon në check in dhe verifikojnë katër shkronjat SSSS, kjo do të thotë se ka nevojë për kontroll shtesë mbi ju.

Disa pasagjerë në fluturimet brenda ose SHBA-ve ose edhe midis shteteve të tjera mund të shikojnë 'SSSS' të shtypur në biletën e tyre. Kjo do të thotë 'Përzgjedhja e Kontrollit të Sigurisë Sekondare' dhe përfshin një ekzaminim shtesë prej 10 deri në 30 minuta që mund të përfshijë një kontroll të plotë të çantave tuaja, të trupit apo pyetje shtesë në lidhje me planet tuaja të udhëtimit dhe skanime shtesë të trupit. Nëse nuk ka asgjë dyshuese, do të vazhdoni të qetë udhëtimin tuaj.

Programi i Fluturimit të Sigurt i Administratës së Sigurisë së Transportit, i cili aktualisht është përgjegjës për atë kod 'SSSS', ekziston që nga viti 2010 dhe rrjedh nga ligjet e miratuara pas 11 shtatorit.

Mund të keni më shumë gjasa të merrni kodin SSSS në biletën tuaj nëse e keni rezervuar fluturimin në minutën e fundit, keni rezervuar një biletë vajtje-ardhje ose po ktheheni nga një vend me rrezik të lartë.