Kompania kineze përgënjeshtron lajmet: Musk nuk do të blejë TikTok

Tik Tok ka përgënjeshtruar lajmin e Bloomberg se Elon Musk mund të blejë rrjetin social i cili rrezikon mbylljen në SHBA pas 19 Janarit.
Shpresa e fundit për Byte Dance mbetet vendimi i Gjykatë së Lartë e cila mund të shtyjë afatin për mbylljen e platformës përtej dates 19 janar, pas pretendimit se mbyllja e platformes shkel amendamentin e parë të Kushtetutës për lirinë e fjalës.
Një ligj i miratuar me mbështetje dy partiake vitin e shkuar kushtëzoi Tik Tok që të shiste aksionet ose në të kundërt ky rrjet social do të mbyllej në SHBA. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka argumentuar se kontrolli kinez mbi TikTok-un paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, një qëndrim që është mbështetur nga shumica e ligjvënësve amerikanë.
Veteë Trump është shprehur se Tik Tok nuk duhet mbyllur në Shtetet e Bashkuara edhe për pak kohë. Trump i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të shtyjë afatin për mbylljen e platformës Kineze.
Vendimi do të merret në 19 janar.