Stil jete

Kompleti antik për vrasjen e vampirëve shitet në ankand

Kompleti antik për vrasjen e vampirëve shitet në ankand

Një komplet për vrasjen e vampirëve, dikur në pronësi të një aristokrati britanik, shkaktoi një luftë ndërkombëtare ofertimi përpara se të shitej gjashtë-fishin e çmimit të vlerësuar.

Kompleti daton që nga shekulli i 19-të dhe u shit të enjten për 13,000 £ (15,736,49 dollarë. Ai i përkiste përkiste Lord William Malcolm Hailey (1872-1969), një aristokrat britanik dhe ish-administrator i Indisë Britanike.

Kompleti antik për vrasjen e vampirëve shitet në ankand

Kutia përmban sende thelbësore të nevojshme për të larguar vampirët - duke përfshirë kryqin, ujin e shenjtë, një çekiç druri, një Bibël gotike, shandan bronzi dhe pistoleta të përshtatshme.

"Detyra për të vrarë një vampir ishte jashtëzakonisht serioze dhe historitë sugjeronin nevojën për metoda dhe mjete të veçanta," tha një përfaqësues i shtëpisë së ankandit. "Gjërat me rëndësi fetare, si kryqi dhe Biblat, thuhej se i zmbrapsnin këto përbindësha."