Stil jete

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq rrit rrezikun e Demencës! Me çfarë ta zëvendësoni

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq rrit rrezikun e Demencës! Me

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i tepërt i mishit të kuq të përpunuar mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin e trurit, duke rritur rrezikun e demencës dhe duke përshpejtuar plakjen njohëse.

Hulumtimi, i zhvilluar nga shkencëtarët nga Harvard, MIT dhe Mass General Brigham, analizoi të dhënat e mijëra pacientëve ndërmjet viteve 1980 dhe 2018 dhe zbuloi se çdo porcion i mishit të kuq të përpunuar (rreth 85 gramë) mund të çojë në një rritje të plakjes njohëse me rreth 1.6 vjet.

Po ashtu, studiuesit treguan se zëvendësimi i mishit të kuq me burime të tjera proteinash, si arra dhe bishtajore, mund të ulin rrezikun e demencës me 19% dhe rënies njohëse me 21%.

Ky studim ka nxitur diskutime mbi rëndësinë e dietës për shëndetin e trurit, duke theksuar se ndonëse ka lidhje të qarta me sëmundje të tjera, si ato kardiovaskulare dhe diabeti, ndikimi i konsumit të mishit të kuq në shëndetin njohës ende kërkon hulumtime të mëtejshme për të kuptuar më mirë mekanizmat që qëndrojnë pas këtyre efekteve.