Stil jete

Kostoja e famës dhe rastet kur t`i nxjerr jashtë gjykatës problemet e divorcit

Kostoja e famës dhe rastet kur t`i nxjerr jashtë gjykatës

Divorci nuk është i lehtë as për njerëzit e thjeshtë, por kur vjen fjala tek personazhet e njohur të jetës publike, ndonjëherë problemet dalin jashtë dyerve të gjykatës. Kjo e bën edhe më të vështirë përballimin e një momenti kaq delikat.

Mjafton të kujtojmë rastin e këngëtares Maja dhe videos ku ish-bashkëshorti e regjistronte të nervozuar. Një shtëpi ishte arsyeja e kontraditës së tyre gjatë procesit të divorcit. Video e publikuar ishte vetëm kutia e pandorës. Pas asaj video, ish-bashkëshorti i Majës doli në disa media ku foli detaje të martesës së tyre e deri tek ardhja në jetë e fëmijës. Detaje të thella e të ndjeshme, të cilat po preferojmë të mos i rikujtojmë. Edhe Maja doli foli për ish-burrin, të cilin e akuzoi si të varur nga substancat.

Kostoja e famës dhe rastet kur t`i nxjerr jashtë gjykatës

Pak kohë pas videos ku Maja thërriste për ndihmë pasi pretendonte se po dhunohej nga ish burri, një tjetër video tronditi rrjetin. Dhuna këtë herë ishte evidente dhe po ndodhte në pallatin mbretëror. Princ Leka dhe Elia Zaharia u shfaqën në një situatë më shumë se të tensionuar. Pas kësaj videoje, të gjitha detajet e divorcit u bënë publike. Deri tek marrëveshjet financiare mes palëve. çfarë i dha Leka Elias? Nga shtëpia, dyqani, metrat katrorë, pensioni mujor, gjithçka.

Kostoja e famës dhe rastet kur t`i nxjerr jashtë gjykatës

Njësoj siç rrjeti po vlon ditët e fundit me rastin e Jonida Maliqit dhe ish bashkëshortit të saj, Gent Prizrenit. Bërjes publike të detajeve private, nuk u shpëtoi as Jonida Maliqi që gjithmonë ka qenë e kujdesshme. Mjaftoi një foto e saj pranë gjykatës për të nisur zhurmën e madhe. Mediat shkruanin se mospagesa e pensionit ushqimor të djalit ishte arsyeja pse Jonida Maliqi iu drejtua gjykatës. Nuk vonoi shumë dhe Gent Prizreni publikoi transaksionet e bankës për të hedhur poshtë akuzat. Pas këtij veprimi, përgjigjen publikisht ia ktheu edhe Jonida, e cila në një status shkruante: “çfarë kam toleruar, s`e toleroj më. Dhe jam e vendosur për këtë. Mos harro tetor 2022 deri në mars 2023”.

Kostoja e famës dhe rastet kur t`i nxjerr jashtë gjykatës

Kostoja e famës dhe rastet kur t`i nxjerr jashtë gjykatës

Kostoja e famës dhe rastet kur t`i nxjerr jashtë gjykatës

Historitë janë në zhvillim…